Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

Kronika October 26, 2020 - 14:04

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ua caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve, A. Sh. dhe Q. P.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë dhunuar të miturën 15-vjeçare, ndonëse e kanë ditur se e njëjta është e mitur. Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Pasi hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të pandehurve, Gjykata ka ardhur në përfundim se të njëjtit po të gjenden në liri mund të ndikojnë në njëri-tjetrin, por edhe në të dëmtuarën e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike. Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi është marrë për bazë edhe pesha e veprës penale”, thuhet në njoftimin nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Zëri