Vdes një i ri në aksidentin rrugor Viti - Kllokot

Vdes një i ri në aksidentin rrugor Viti - Kllokot

Kronika December 03, 2020 - 11:58

Një i ri ka vdekur në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Viti - Kllokot.

Viktima e këtij aksidenti është Dardan Selimi, nga fshati Gërmovë e Vitisë, transmeton “Zeri.info”.

Faqja e fshatit Gërmovë ka njoftuar për vdekjen e të riut.

“Sot në mëngjes, më 03.12.2020, në aksident trafiku ka humbur jetën Dardan Ilmi Selimi, pasi një pjesë e familjes gjendet në botën e jashtme për varrimin ju njoftojmë më vonë, kurse të ndjerin Zoti e dërgoftë ne parajsë”, thuhet në njoftim. /Zëri

 

NJOFTIM sod ne mengjes me 03.12.2020 ne aksident trafiku ka humubur jeten Dardan Ilmi Selimi pasi qe nje pjes e familjes...

Posted by Fshati Gërmovë on Thursday, December 3, 2020