Tenton t’i ikë policisë, aksidentohet me veturë

Tenton t’i ikë policisë, aksidentohet me veturë

Kronika December 04, 2020 - 10:07

Arrestohet një person në qytetin e Lipjanit, i cili dyshohet se ka vjedhur në një bankë.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se dyshuari ka tentuar t’u shmanget patrullave policore, teksa i njëjti ka shkaktuar vetaksident trafiku.

“Lipjan, 03.12.2020 – 02:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një bankë, ka tentuar t’u shmanget patrullave policore dhe ka shkaktuar vetaksident trafiku. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një revole me pesë fishekë, kaçavidë, dy pajserë, një targë e veturës dhe një arkë e zbrazët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri