41 aktakuza të ngritura dhe 8 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

41 aktakuza të ngritura dhe 8 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

Kronika December 04, 2020 - 10:37

Sipas raportit 24-orësh nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza ndaj pesëdhjetë (50) personave për vepra të ndryshme penale.

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se me urdhër të prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër (1) personi të dyshuar.

Tre persona janë ndaluar në Prishtinë, dy në Pejë e një në Prizren. /Zëri