Grabitet një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vidhen dokumente dhe para

Grabitet një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vidhen dokumente dhe para

Kronika December 05, 2020 - 10:26

Sot pas mesnate ka ndodhur një grabitje në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Gashi.

Gashi ka thënë se të dyshuarit ishin të armatosur dhe të njëjtit kanë kryer një grabitje në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, tha ajo për “Zërin”.

Po ashtu, ajo thotë se hetuesit policor kanë filluar veprimet me zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

“Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha Gashi.