Zhduket një grua në Mitrovicë, burri kërkon ndihmën e Policisë

Zhduket një grua në Mitrovicë, burri kërkon ndihmën e Policisë

Kronika December 05, 2020 - 10:57

Dje rreth orës 10:30 është zhdukur një femër në Mitrovicë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.

“Rr. Mbretëresha Teute, Mitrovicë Jug 04.12.2020 - 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri