Burri e bën gruan për spital, arrestohet nga Policia

Burri e bën gruan për spital, arrestohet nga Policia

Kronika December 05, 2020 - 11:29

Dje rreth orës 18:30 në qytetin e Pejës një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 03.12.2020 - 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri