U kapën duke luajtur bastore, arrestohen 16 persona në Podujevë

U kapën duke luajtur bastore, arrestohen 16 persona në Podujevë

Kronika January 18, 2021 - 10:28

Në Podujevë të dielën janë arrestuar 16 persona.

Policia, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të dielën rreth orës 18:17, në një lokal, pa mbishkrim, janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore).

“Brenda lokalit janë takuar 16 persona, të cilët janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje, të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra të fatit, si dhe disa para të gatshme”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri