Gjendet i vdekur 46-vjeçari vitias, i raportuar i zhdukur ditë më parë nga familja

Gjendet i vdekur 46-vjeçari vitias, i raportuar i zhdukur ditë më parë nga familja

Kronika January 18, 2021 - 12:47

Më 14 janar një person nga komuna e Vitisë është raportuar si i zhdukur nga familja e tij.

Bëhet fjalë për Hesat Rrahmanin, 46-vjeçar, me të cilin familja nuk kishte kontaktuar dhe as nuk dinte vendndodhjen e tij që nga e enjtja e javës që lamë pas.

E personi në fjalë është gjetur pa shenja jete sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar shefi i Raportimeve Rajonale, Mehmetali Hajdini, i cili theksoi se viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ku kishe rënë në një humnerë rreth 100 metrash në Kaçanik.

“Viktima ka humbur jetën në një aksident më datën 14 janar. Vetura është rrokullisur në një humnerë prej rreth 100 metrash dhe nuk është parë nga askush deri më sot. Personi në fjalë është gjetur pa shenja jete”, konfirmoi Hjadini. /Zëri