Arrestohet në Suharekë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar nga INTERPOL-i

Arrestohet në Suharekë shtetasi i Shqipërisë i kërkuar nga INTERPOL-i

Kronika January 20, 2021 - 20:39

Një person është arrestuar sot në Prizren i cili po kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë përmes INTERPOL-it.

Njoftohet se i arrestuari, S.L. mashkull 32 vjeçar shtetas I Shqipërisë, ishte në kërkim për “Rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje”. Arrestimi është bërë sot rreth orës 19:30.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.

“Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë.

I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’”, thuhet në raport.

Njoftohet se i arrestuari është dërguar në Stacionin Policor në Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla./Zëri