Kush është i riu me tre emra që u vra sot në Durrës

Kush është i riu me tre emra që u vra sot në Durrës

Kronika January 24, 2021 - 23:16

Një 32-vjeçar nga Durrësi humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti në qytetin bregdetar. Fillimisht i riu u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije për Euronews Albania se 32-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Po i njëjti burim u shpreh se viktima ka qenë i skeduar më parë për trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu Euronews Albania ka mësuar se viktima kishte ndërruar tri herë emrin e tij. Krahas emrit të parë, që të gjithë e njihnin si Edmir Begu, 32-vjeçari e kishte ndryshuar atë edhe dy herë të tjera përkatësisht në Ilir dhe së fundmi në Jetmir.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./EURONEWS