Një grua në Drenas arrestohet pasi kanosi burrin me thikë
Foto: Ilustrim

Një grua në Drenas arrestohet pasi kanosi burrin me thikë

Kronika January 25, 2021 - 11:04

Një grua është arrestuar të dielën në Drenas për kanosje.

Të dielën rreth orës 17:50 njësitet policore, pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se ka kanosur me një mjet të mprehtë - thikë bashkëshortin e saj, transmeton “Zeri.info”.

Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri