Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Kronika January 27, 2021 - 17:54

Një person është vrarë sot në lagjen Mati në Prishtinë.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Perlleshi” në kryqytet, ndërsa rastin e ka konfirmuar për “Zërin” edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të ketij rastië”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”