Infektuar: 102742
Shëruar: 89141
Vdekur: 2105
Policia konfirmon se janë arrestuar dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial

Policia konfirmon se janë arrestuar dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial

Kronika March 01, 2021 - 14:28

Sot janë arrestuar dy zyrtarë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zërin” se dy zyrtarët janë shoqëruar për intervistim pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë për “Zërin” Zyra për Informim e Policisë.

Mediat kanë raportuar se njëri nga të arrestuarit është drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Arrestimet e sotme duket se janë vazhdimësi e aksionit të javës së kaluar në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë. /Zëri