Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në zyret e KEDS-it në Prizren

Vidhet një shumë e konsiderueshme e parave në zyret e KEDS-it në Prizren

Kronika March 01, 2021 - 17:10

Një shumë e konsiderueshme e parave është vjedhur sot në zyret e KEDS-it nga persona të panjohur në Prizren.

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se dy persona me armë dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren, teksa thekson se personat janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.