Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata merr të pandehur 93 persona

Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata merr të pandehur 93 persona

Kronika March 02, 2021 - 10:24

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke marrë të pandehur 93 persona për sa i përket ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasit e marrë të pandehur janë administratorë lokalesh dhe punonjës, të cilët vendosnin baste online.

Hetimi për këtë çështje nisi në korrik të viti 2019, ndërsa në shkurt të vitit 2020, policia dhe prokuroria finalizuan operacionin që u shtri deri në 8 qarqe të vendit.

Në atë kohë, referuar dosjes së prokurorisë, u angazhuan agjentë policie që prezantoheshin si qytetarë për të vënë lloto.

Policia në operacionin "Lojërat e Fatit" vuri në pranga 115 persona, nga të cilët 93 u proceduan dhe u morën si të pandehur. /euronews