Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial, që u arrestuan dje

Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial, që u arrestuan dje

Kronika March 02, 2021 - 13:23

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial që u arrestuan të hënën, raporton Zeri.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Arrestimi i tyre dje ishte vazhdimësi e aksionit të javës së kaluar në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë. /Zëri