Dorëzohet në Polici personi që goditi për vdekje një person në Ferizaj

Dorëzohet në Polici personi që goditi për vdekje një person në Ferizaj

Kronika March 02, 2021 - 19:31

Është dorëzuar në Polici i dyshuari i cili kishte goditur për vdekje një person në Ferizaj, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë, i dyshuari më datë 21.02.2021 kishte goditur me grusht një 50-vjeçar në një pompë derivatesh në fshatin Bibaj, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ishte dërguar në QKUK ku edhe kishte vdekur.

“Sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës. Pë çdi informatë shtesë do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri