Infektuar: 102742
Shëruar: 89141
Vdekur: 2105
Arrestohet një person për prerje të drunjëve në pyll

Arrestohet një person për prerje të drunjëve në pyll

Kronika March 03, 2021 - 12:21

Policia e Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), më datën 03.03.2021, në orën 00:05, ka ndaluar një veturë “Golf” me targa vendore, në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Në një njoftim për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë bërë të ditur se gjatë verifikimit të personit, i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhërarrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi është i dënuar me një vit e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale ‘Vjedhje e pyllit’, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri