Gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari për vjedhje në Fushë-Kosovë, Policia gjen 19-vjeçaren e kërkuar nga Gjykata
Foto ilustruese

Gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari për vjedhje në Fushë-Kosovë, Policia gjen 19-vjeçaren e kërkuar nga Gjykata

Kronika April 12, 2021 - 17:31

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në komunën e Fushë-Kosovës pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda.

Policia njofton se bëhet fjalë për një mashkull me inicialet K.A, 20 vjeç dhe një femër M.G, 19-vjeçare.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së, tha se derisa policia po e kontrollonte vendbanimin e të dyshuarit, përpos provave të gjetura në lidhje me një rast vjedhjeje të rëndë, kanë hasur edhe në 19-vjeçaren e kërkuar nga Gjykata.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 nësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda. Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari: -K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën "Abedin Sogojeva" në Fushë Kosovë. Gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policorë përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipërshënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore: -M.G. femër, 19 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti, raporton Zeri.info.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit. /Zëri/