Vëllezërit në Mitrovicë rrihen për pronë, arrestohen nga policia

Vëllezërit në Mitrovicë rrihen për pronë, arrestohen nga policia

Kronika April 13, 2021 - 11:20

Dy vëllezër në Mitrovicë janë arrestuar të hënën.

Ata janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth pronës janë përleshur fizikisht mes vete.

Në përleshje ka qenë i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, vëllai tjetër i tyre, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e përleshjes njeri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri