Gjendet i vdekur në një barakë roja i një fabrike në Hoçë të Madhe

Gjendet i vdekur në një barakë roja i një fabrike në Hoçë të Madhe

Kronika April 13, 2021 - 11:58

Sot në orën 08:00 të mëngjesit roja i fabrikës “Fatmir Commerc” u gjet i vdekur në një barakë.

Lajmin për “Zërin” e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Më datën 13.04.2021, rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ‘Fatmir Commerc’, që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK Rahovec, është pranuar njoftimi se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë”, deklaroi ai për “Zërin”.

Zëdhënësi i Policisë tha se vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni Policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonalë, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit.

Më urdhëresë të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri