Godet policin me veturë, shpallet në kërkim Driton Podrimqaku nga Peja

Godet policin me veturë, shpallet në kërkim Driton Podrimqaku nga Peja

Kronika April 13, 2021 - 22:22

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me gjetjen e një personi të kërkuar, i cili ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Personi i kërkuar është Driton (Muharrem) Podrimqaku i lindur me 20.04.1979 në fshatin Novosellë- Pejë.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari posedon veturën e tipit “VW TIGUAN”, ngjyra e hirit me targa 03-990-GB.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur ta lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndonëse policia nuk ka dhënë detaje rreth këtij të dyshuari, "Zëri" mëson se Podrimqaku dyshohet se ka goditur gjatë ditës së sotme me veturë një polic derisa po zhvillohej një operacion i njësive speciale në rrethinë të Pejës.

PK-ja ka publikuar kontaktet se ku mund të raportoni për personin e kërkuar.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]. /Zëri

Image