Kanosi prokurorin e PSRK-së, ndalohet i dyshuari

Kanosi prokurorin e PSRK-së, ndalohet i dyshuari

Kronika April 14, 2021 - 09:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se më 13.04.2021, me aktvendim të prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet H.M. në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Personi i lartcekur, sipas Themelores, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës brenda objektit të këtij institucioni.

“Kujtojmë se prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. /Zëri