Flet babai i autorit të sulmit në xhami në Tiranë: Jemi katolikë, por ai u konvertua në mysliman, falej çdo vakt

Flet babai i autorit të sulmit në xhami në Tiranë: Jemi katolikë, por ai u konvertua në mysliman, falej çdo vakt

Kronika April 19, 2021 - 18:26

“BalkanWeb” ka siguruar një rrëfim ekskluziv të babait të Rudolf Nikollit, i riu që sulmoi sot me thikë 5 besimtarë myslimanë.

Ngjarja ndodhi tek xhamina “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Niko Nikolli ka dhënë dëshminë e tij  ku ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej.

Madje ai tha se djali kishte qenë disa herë në këtë xhami, ku kryente ritualin e faljes, ndërsa më pas kishte shkuar në një tjetër xhami. Ai tha se djali nuk ishte mirë, ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani.

“Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. I kanë përmendur; “A ke qenë në Maqedoni?”.
‘Po’ i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; ‘o bir pse je kaq i kaq i irrituar?’ më tha; “Babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej”. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kur unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, t’i paguan babi, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta; “A të ndjek kush më?”. Ai më tha; “Vazhdojnë të më ndjekin po ata persona”. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek Rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; ‘Je kaur e do me na prish’. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmën që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; ‘Mos të shoh më tek çuni im’. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degrauduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Ka 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja; ‘robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj çtë duash’. Ai mu mor me xhami.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj-lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, ndonjë çaj, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para Vitit të Ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COVID-it, kaloi dhe virusin. Para Vitit të Ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek 5-sa. I thash doktorit, ‘unë jam katolik, djali mysliman’. I thash; ‘dua ta marr në shtëpi djalin’. Djali më tha; jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë ilaçet. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha; ‘nuk ta jap letrën’. Më tha; ‘ku e ke çunin?’ I thash; ‘e kam në spital’. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit, por tek fëmija njeriu s’dika ça bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres. E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga Viti i Ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Ai është zheni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.”, -tha babai i 34-vjeçarit.