Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
I dyshuari për sulmin në xhaminë në Tiranë: Muslimanët duhet të ndëshkohen

I dyshuari për sulmin në xhaminë në Tiranë: Muslimanët duhet të ndëshkohen

Kronika April 20, 2021 - 10:13

Gjatës ditës së djeshme ka ndodhur një sulm me thikë, ku janë plagosur pesë persona.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Rudolf Nikollaj, 34-vjeçar.

Sipas raportimeve të BallkanWeb, tani rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Gazetarja e Ballkanwebit ka raportuar se rasti në Prokurori është duke u trajtuar për “Financim të terrorizmit”, që në Shqipëri dënohet me 15 vjet burgim, burgim të përjetshëm ose gjobë deri në 80 mijë euro.

I dyshuari për sulmin Rudolf Nikollaj në momentin e parë kur është dërguar në polici ka deklaruar se “Muslimanët duhet të ndëshkohen”.

Bëhet e ditur se nga pesë të plagosurit, katër janë liruar nga spitali, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj, është në operacion, pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi të kufizuar te terminali i autobusave të veriut.