Policia kufitare arreston dy persona për kontrabandim me armë e mallra dhe posedim të narkotikëve

Policia kufitare arreston dy persona për kontrabandim me armë e mallra dhe posedim të narkotikëve

Kronika April 21, 2021 - 11:44

Policia kufitare ka arrestuar dy të dyshuar për kontrabandim me armë e mallra dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:30 kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Kosovës. Pas kontrollës, Policia ka vërejtur se dy kuajt ishin ngarkur me kuti të duhanit.

“Kontrabanda me mallra: Patrullat policore të kufirit, më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy (2) kuaj, të ngarkuar me mallra. Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind (100) kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, sa i përket veprës penale të shitjes së paautorizuar të armëve, Policia ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit B.H., ku kanë gjetur edhe prova materiale.

“Import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse: Pas realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, më 21.04.2021 rreth orës 06:10 ka filluare zbatimi i urdhëresës për urdhër kontrolle të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të të dyshuarit B.H. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar), i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale: ‘import export, shitje te armëve dhe municionit. Gjate realizimit te urdhëresës se Kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar prova materiale (shih foton në bashkangjitje)”, bën të ditur Policia.

Kurse për veprën penale të posedimit të paautorizuar të subsatancave narkotike, Policia bën të ditur se sot rreth orës 03:00, ka ndaluar një person gjatë kalimit të kufirit nga Shqipëria për në Kosovë ku i janë sekuestruar qeset me substancat e dyshuara narkotike.

“Posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike: Më, 21.04.2021, rreth orës 03:00, gjatë kalimit të kufirit nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, një automjet të cilin e drejtonte: D.G. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarë policore dhe ata doganor tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar: dy (2) qese najloni me nga 10 doza të dyshuara si substancë narkotike e llojit kokainë. Rasti procedohet tek Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri