Vdes nga COVID-19 mësuesi nga Skenderaj

Vdes nga COVID-19 mësuesi nga Skenderaj

Kronika April 21, 2021 - 15:32

Ka vdekur sot nga COVID-19 Muhamed Bajraj, ish-mësimdhenësi i shkollës “Faik Dragaj” në Leçinë të Skenderajt.

Kështu ka bërë të ditur në Facebook, Agron Kajtazi, asamblist i Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Kajtazi ka bërë të ditur se Bajraj ka qenë mësues i shumë brezave.

“Virusi vrastar COVID 19, ç'do ditë po merr jetë. Sot e mori nga ne edhe Mesimedhenesin e dekadave me radhë, kusheririn Muhamet Bajraj. Artist e instrumentalist i muzikes folklorike. Mesue e shumë brezave, në kohëra të rënda të terrorit dhe ne paqe. Do të na mungojë prezenca e tij n'ketë jetë duke u luturë për shpirtin e tij, të pushojë i qet në botën e amshimit. Ngushllime familjes dhe gjithë miqeve e kolegeve mesimedhenes”, ka shkruar Kajtazi. /Zëri