Zhduket një burrë në Prishtinë, vajza e tij kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një burrë në Prishtinë, vajza e tij kërkon ndihmën e qytetarëve

Kronika April 21, 2021 - 15:47

Një burrë është zhdukur sot në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij e cila kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Ajo ka publikuar edhe një foto derisa thekson se babai i saj është në gjendje depresioni.

“Personi ne foto eshte babai im dhe është ne gjendje depresive. Sot rreth orës 9:00- 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk e dimë ku gjendet”, thotë ajo.

Ajo bën të ditur edhe veshjen e tij.

“Veshur ka jakne te zeze, farmerkat dhe puma te kuqe po ashtu kjo foto eshte bo para ni viti tani mjekrra dhe floket i jane rritur. Nese dikush e sheh ju lutem me lajmeroni ne nr. 045 545 319 Ju faleminderit”, thotë ajo. /Zëri/

 

Image