Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Kontrabandoi nëntë emigrantë nga Greqia, shtetasi i Serbisë ndalohet në Han të Elezit

Kontrabandoi nëntë emigrantë nga Greqia, shtetasi i Serbisë ndalohet në Han të Elezit

Kronika April 21, 2021 - 15:53

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia Kufitare për shkak të përfshirjes në kontrabandë me mallra dhe me emigrant.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se Deparatamenti i Policisë Kufitare ka trajtuar nëntë emigrantë.

Në rastin e kontrabandimit me mallra thuhet se më datë 20 prill, Policia Kufitare në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugës ka ndaluar tre traktorë të ciliët kishin ardhur nga Serbia për në Kosovë, e ku drejtuesit e traktorëve dyshohet se kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

“Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Me këtë rast policia ka konfiskuar: Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total), Laptop të përdorur gjithsej 51 copë, Rregullator për laptop 98 copë, Tastatura për laptop te përdorura 39 copë, Pula të gjalla 53 copë, Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë, Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram, Rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimor 248 copë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse sa i përket kontrabandimit me emigrant, Policia bën të ditur se në pikën e kalimit kufitar të Han të Elezit, sot rreth orës 11:10 është ndaluar një shtetar i Serbisë i cili vinte nga Greqia. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi.

“Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, passinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar. /Zëri