Aksidentohet vetura e Policisë në Prishtinë, ka të lënduar

Aksidentohet vetura e Policisë në Prishtinë, ka të lënduar

Kronika April 21, 2021 - 16:08

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Përmes disa fotografive të dërguara nga lexues të “Zërit”, në mesin e veturave të aksidentuara është edhe një veturë zyrtare e Policisë.

Gjithashtu në vend të ngjarjes ka arritur edhe ndihma e parë, derisa dëshmitarët e rastit njoftojnë se një person është i lënduar.

“Zëri” ka provuar që të kontaktoj me Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje për aksidentin. /Zëri

 

Image

Image