Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Vetura godet një këmbësore në “Breg të Diellit”, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetura godet një këmbësore në “Breg të Diellit”, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronika April 21, 2021 - 18:15

Një këmbësore sot është goditur nga një veturë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në lagjen ‘Bregu i Diellit’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Zëri