Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika April 21, 2021 - 18:19

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat “vrasje në tentativë” dhe “grabitje e armatosur”.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Pas marrjes së autorizimeve nga ana e Prokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonalë kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri