Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Antidroga arreston 3 persona në Prizren, sekuestron substancë narkotike dhe armë

Antidroga arreston 3 persona në Prizren, sekuestron substancë narkotike dhe armë

Kronika April 21, 2021 - 19:03

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-njësia në Prizren, me datë 20.04.2021, në ora 18:10, ka ndaluar automjeti WV Golf 4 (targat e njohura për policinë) në të cilin ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë realizimit të kontrollit, Policia njofton se tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht “substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.19 gram, një (1) thikë, një (1) pako me rizlla dhe tre (3) telefona celularë”.

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar në ambientet policore për procedura të mëtejme ligjore”, theksohet në komunikatën e Policisë.

Ndërkaq, në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore, me urdhër verbal të Prokurorit kompetent dhe pëlqimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, njësitë e antidrogës në Prizren, me asistim edhe të njësiteve tjera rajonale, kanë zhvilluar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit (F.A.).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht substancë e dyshuar për narkotike e llojit Marihuanë me peshë 8.49 gram, një (1) pistoletë e tipit M 57 7.6 mm, me një karikator dhe tre (3) fishekë, një (1) pistoletë me gaz me mbishkrimin ‘Class Magnum’, tre (3) fishekë, municion kalibër i panjohur, një (1) thikë me hapje, një (1) shufër gome, një (1) qese najloni me qese të vogla të zbrazëta, një (1) pako me rizlla dhe një (1) boks metali ngjyrë e zezë”, ka theksuar Policia.

Personat e dyshuar janë intervistuar në lidhje me rastin në prezencë të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit (F.A) dërgohet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente e antidrogës. /Zëri

Image

Image

Image