Vdes zyrtari i komunës së Gjilanit, Shaqir Zymberi

Vdes zyrtari i komunës së Gjilanit, Shaqir Zymberi

Kronika May 06, 2021 - 16:23

Ka vdekur zyrtari i gjendjes civile të komunës së Gjilanit, Shaqir Zymberi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri.

Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zymberi.

“E nderuara familje Zymberi, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen të Shaqir Zymberit, zyrtar i gjendjes civile në Gjilan. Komuna e Gjilanit, sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite. Ai ka dhënë shembullin më të mirë të angazhimit në punë, të qetësisë dhe afërsisë mes kolegëve dhe miqve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë miku i të gjithëve!”, thuhet në këtë telegram. /Zëri