Njësitet doganore kapin mbi 1 ton nargjile të kontrabanduar në Malishevë

Njësitet doganore kapin mbi 1 ton nargjile të kontrabanduar në Malishevë

Kronika May 08, 2021 - 20:40

Gjatë ditës së sotme, njësitet e Doganës kanë kryer një kontrollë në një lokacion në Malishevë, ku kanë gjetur mbi 1 ton nargjile të kontrabanduar.

Përmes një komunikatë për media, bëhet e ditur se sipas vlerësimeve fillestare, taksat e humbura në këtë rast do të ishin në vlerë mbi 50 mijë eurosh.

Dogana njofton se të gjitha mallrat janë konfiskuar, dhe njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast.

“Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e Doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë. Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve. Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë. /Zëri