Vdes veterani i arsimit në Prizren, Shani Pulaj

Vdes veterani i arsimit në Prizren, Shani Pulaj

Kronika May 08, 2021 - 21:35

 Ka vdekur sot Shani Pulaj, veteran i arsimit dhe veprimtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“I pikëlluar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit Shani Pulaj. I ndjeri ishte veprimtar shumëvjeçar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren. Me këtë rast ndajmë dhembjen me familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Shaniu, u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Zëri