Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit që ka kryer pesë vepra penale

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit që ka kryer pesë vepra penale

Kronika May 14, 2021 - 14:35

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me gjetjen e një personi të kërkuar, i cili ka kryer veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje” dhe “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

Personi i kërkuar është Leonard (Kadri) Rexhaj, i lindur më 28.04.1995, në Oberndofr - Gjermani.

Përpos veprave të lartcekura, i kërkuari është i dënuar edhe me 15 muaj burg për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur ta lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK-ja ka publikuar kontaktet se ku mund të raportoni për personin e kërkuar.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë;

E-mail adresa: [email protected]. /Zëri

Image