Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e një personi që plagosi një tjetër në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e një personi që plagosi një tjetër në Pejë

Kronika May 14, 2021 - 16:49

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka këkruar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Përmes një njoftimi për media nga Policia thuhet se personi i kërkuar ka hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Nabergjan të Pejës dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku ka plagosur një person.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim./Zëri