Policia jep detaje për vdekjen e një personi në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Policia jep detaje për vdekjen e një personi në aksidentin Prishtinë-Podujevë

Kronika May 15, 2021 - 08:48

Ka vdekur njëri prej personave që mori lëndime në aksidentin e djeshëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të viktimës.

Sipas PK-së, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Zëri