Tentoi t’i ndalë hajnat për të vjedhur shtëpinë e vëllait, plagoset pejani

Tentoi t’i ndalë hajnat për të vjedhur shtëpinë e vëllait, plagoset pejani

Kronika May 15, 2021 - 09:15

Persona të maskuar hyjnë në një shtëpi në fshatin Nobërgjan të Pejës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar të cilët kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të ankuesit.

“Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri