Pejë: Përfshihet nga zjarri një shtëpi

Pejë: Përfshihet nga zjarri një shtëpi

Kronika May 15, 2021 - 11:09

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrëfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, tha Rugova./Zëri