Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë
Foto ilustruese

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë

Kronika May 15, 2021 - 17:59

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti. /Zëri