Konfiskohen rreth 100 mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë, ndalohen dy persona
Foto: Ilustrim

Konfiskohen rreth 100 mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë, ndalohen dy persona

Kronika June 16, 2021 - 17:57

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion në komunën e Fushë-Kosovës, i cili ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për falsifikim të parasë.

Gjatë këtij aksioni, sipas PTH-së së Prishtinës, janë konfiskuar rreth 100.000 € të falsifikuara dhe një veturë.

“Të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta, prandaj, të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë.