IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Kronika June 17, 2021 - 15:41

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast, ku të dyshuar janë tre zyrtarë policorë (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“Duke u bazuar në hetimet e deritashme, ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte, për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas”, thuhet në njoftimin e IKP-së.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore, përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e Shtetit. /Zëri