Vdes edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani që u aksidentuan në Koshare

Vdes edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani që u aksidentuan në Koshare

Kronika June 17, 2021 - 21:17

Ka vdekur edhe 32-vjeçarja e familjes Ramadani e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Koshare të Ferizajt ku vdiqën katër anëtarët e kësaj familje, raporton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët theksojnë se O.R vdiq në mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R (F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Zëri