Ishte shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet 37-vjeçari në Fushë-Kosovë

Ishte shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet 37-vjeçari në Fushë-Kosovë

Kronika July 23, 2021 - 16:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim.

Përmes një njoftimi nga PK-ja kanë bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë është arrestuar 37-vjeçari i cili ishte i dënuar me burgim nga gjykata me dy vite e gjashtë muaj.

“Rreth orës, 10:00 në Fushë Kosovë, është ndaluar nga policia dhe është arrestuar i kërkuari; G. R, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës me dy vite e gjashtë muaj. I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit, konform urdhër arrestit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri