Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Rimanishtë të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçar në Rimanishtë të Prishtinës

Kronika July 23, 2021 - 17:21

Sot rreth orës 16:00 është gjetur një trup i pa jetë në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjares si dhe mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e 30-vjeçarit.

“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”, tha Borovci.

Sipas tij, Policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit. /Zëri