Dënohet me 3 mijë 300 euro pasi rihapi bastoren jashtëligjshëm në rrugën “B”

Dënohet me 3 mijë 300 euro pasi rihapi bastoren jashtëligjshëm në rrugën “B”

Kronika July 23, 2021 - 17:54

Valon Konjusha është dënuar me 3 mijë e 300 euro pasi është shpallur fajtor për organizimin e lojërave të fatit dhe rihapjen e bastores së tij që ishte mbyllur nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Fillimisht, Konjusha është dënuar me 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë por dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë me pëlqimin e të akuzuarit në shumën prej 2800 euro.

Ndryshe, gjykatësi i rastit Eroll Gushi të akuzuarit Konjusha ia ka mundësuar që në rast të mosarritjes së pagimit të këtij dënimi, të punojë nga 8 orë në ditë në dobi të përgjithshme për të shlyer dënimin.

Po ashtu, i akuzuari është obliguar që të paguajë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Duke u nisur nga aktakuza e ushtruar me datë 1 gusht 2018, Valon Konjusha po akuzohet se me qëllim të përfitimit të paligjshëm të dobisë pasurore për vete ose tjetrin, në pozitën e pronarit të kompanisë “Pro Bet” i bastores së pa licencuar, ka organizuar dhe ndihmuar organizimit e lojërave të fatit në lokalin që gjendet në rrugën “B”, Prishtinë.

Sipas aktakuzës, pas kontrollës nga inspektoret e ATK-së, është konstatuar se ky biznes nuk ka poseduar licencë dhe nuk ka pas të drejtën e mbajtjes së pajisjes “Aparate të lojërave të fatit”, është rihapur asi e njëjta ka qenë e mbyllur.

Më tutje, sipas aktakuzës, me datë 15 korrik 2018, i akuzuari Konjusha me qëllim që të rihapë lokalin – bastoren “Pro Bet”, të mbyllur me datë 11 korrik 2018, ka heqë dhe dëmtuar shiritin – shenjën e ngjitur nga ATK.

Për këtë, Valon Konjusha është akuzuar se ka krye veprat penale “Organizimi i skemave priamidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 par.2 dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” nga neni 414 par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi