Prishtinë: Policia shqipton 59 gjoba dhe konfiskon 9 motoçikleta

Prishtinë: Policia shqipton 59 gjoba dhe konfiskon 9 motoçikleta

Kronika September 14, 2021 - 21:18

Policia e Kosovës është duke vazhduar me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik ndaj ngasësve të motoçikletave dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Në kuadër të këtij plani, Policia e Rajonit të Prishtinës ka shqiptuar 59 gjoba dhe kanë konfiskuar 9 motoçikleta.

“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri